Arrestohet polaku në Fier, me patentë falso, pa siguracion dhe me 231 km/h

HERMES, agjensi udhëtimi

Policia Rrugore në Fier ka ndaluar një makinë Ferrari, e cila ishte duke lëvizur me gati 3-fishin e shpejtësisë së lejuar në Bypass-in e Fierit. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar automjetin tip “Ferrari” me targa gjermane, që drejtohej me shpejtësi 231 km/h, nga shtetasi T. S., 50 vjeç, nga Polonia.  Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin ka rezultuar se ky automjet është i shpallur në kërkim në Gjermani, për mungesë siguracioni. Gjithashtu, leja e drejtimit që ky shtetas i paraqiti punonjësve të Policisë, ishte e falsifikuar.

Ndaj këtij personi u vendos masa administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë siguracioni. Automjeti tip “Ferrari” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Hits: 514

Be the first to comment

Lini një Përgjigje