SPAK rrezikon të fundosë Armando Subashin, Rama porosi socialistëve të denoncojnë zullumqarët

HERMES, agjensi udhëtimi

Struktura e Posaçme Kundër Kimit të Organizuar dhe Ko rupsionit rrezikon të fundosë kreun aktual të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi. Më 16 korrik, deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Petro Koçi akuzoi institucionet e qarkut të Fierit si të lidhura me kimin. Koçi fliste për tendera publikë në qarkun e Fierit që fitohen nga trafikantët e drogës. Por edhe pse nuk e tha me emër, i vetmi institucion që jep tendera në nivel lokal, është bashkia e drejtuar nga Armando Subashi. Për këtë arsye, gazeta ka mësuar se socialisti Koçi do të dëshmojë ditën e hënë para hetuesve të Prokurorisë së Posaçme kundër Ko rupsionit dhe Kimit të Organizuar, pas denoncimit që bëri për tenderat në Bashkinë e Fierit. Marrja në pyetje e Koçit vjen vetëm një javë pasi plasi “bombën” në rrjetet sociale, teksa shkruante se tenderat janë në duart e mafias, ç’ka nëse supozohet se akuzat kanë të vërteta brenda, rrezikojnë të çojën drejt greminës kryebashkiakun Subashi. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Por nga ana tjetër gazeta ka mësuar se denoncimet e fundit që kanë nisur brenda socialistëve janë me porosi nga lart. Sipas informacioneve nga selia rozë, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga vartësit e tij, sikundër janë deputetët e zgjedhur dhe të vejtër të Partisë Socialiste, krerët e degëve të PS, ministrave, etj, që të denoncojnë çdo aferë, burokraci apo ryshfet që ndodh në zyrat e shtetit në pushtetin vendor dhe qendror. Mësohet se Rama ka qenë i prerë në direktivat e tij, teksa sikundër theksoi i njëjti burim, ai ka kërkuar nga socialistët që të denoncojnë zullumqarët dhe të mos zmbrapsen para asnjë lloj presioni apo shantazhi. Pra, duket qartë se edhe denoncimet e zotit Koçi ditët e fundit për tendera në Bashkinë e Fierit, vijnë në kuadër të porosisë së shefit të qeverisë për vartësit e tij socialistë.

Mirëpo, përtej këtyre, ofensiva dhe “lufta” që ka kapluar socialistë, ka si synim edhe çuarjen e vendit drejt zgjedhjeve të parakohshme vendore. Vetë kryeministri Edi Rama tek njerëzit e tij, është shprehur se disa krerë bashkish nuk e meritojnë atë detyrë, pasi kanë dështuara në performancën e tyre, sikundër publikisht socialistët e kanë shfaqur hapur për kreun e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Kështu që në kushtet kur kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi rrezikon nga SPAK, por edhe për faktin se pesë bashki janë pa kryetar, gjasat janë që kryeministri Rama të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme vendore.

Pra, kjo është deri diku edhe lëvizje strategjike, pasi përmes “sherreve”, “akuzave” brenda llojit, kryesocialisti Rama po bën gati terreni për zgjedhje vendore të parakohshme. Kujtojmë që kryeministri Rama teksa fliste nga podiumi i Kongresit të Partisë Socialiste në 12 qershor të këtij viti, ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë anëtarët e kësaj force politike, duke thënë se flamuri i “PS-së” nuk do bëhet mburojë e asnjërit që ka punë me drejtësinë. Sipas Ramës shteti nuk është i Partisë Socialiste, por kjo parti është për të bërë shtetin.

Hits: 1126

Be the first to comment

Lini një Përgjigje