NË MOSHËN TËNDE UNË …

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga Luftar Hasanllari – Është e vështirë të jesh 25-30 vjeç në 2021. Jemi bijtë e brezave të shkuar që shkollën e vendin e punës ua caktonte e siguronte partia, e sot na bërtasin çdo ditë në fytyrë se jemi të dështuar.


E ku ta dinë ata se për një vend pune duhet të kesh një CV të pasur, të kesh minimumi diplomë bachelor (+mbi dy vjet eksperiencë), të kesh njohuri të mira kompjuterike dhe të gjuhës angleze.
Po duhet të marrësh pjesë në konkurse përzgjedhëse, intervista , trajnime…
E ku ta dinë , se ne jetojmë me ankth, stres, frikë e pasiguri, me një arsimim të mangët nga ata që na dënuan e të pakënaqur na drejtojnë gishtin sepse : “Unë kur isha 25 vjeç, punoja e kisha dy fëmijë”.
Në 2021 është e vështirë të jesh i ri , sepse nuk mjafton akthi që ke po të shtohet edhe nga vërejtjet e pakënaqësia e shprehur vazhdimisht.
E në vend që pasi të diplomohesh, të japësh një intervistë e të fillosh punë, detyrohesh të fillosh punë kamarier ose në call-center (për zotin s’ka asgjë të keqe, është punë si gjithë të tjerat dhe e rëndësishme është të kesh të ardhurat e tua) por duhet të durosh komentet: të rroftë shkolla , të rroftë diploma!
Sa herë që dëgjoj: “Në moshën tënde unë…” më zë gastriti. Por, keni të drejtë.
Ju, në moshën 25 vjeçare ishit të martuar dhe kishit fëmijë. Ne, jemi mbi 30 vjeçarë e nuk kemi një jetë.

Hits: 93

Be the first to comment

Lini një Përgjigje