Dhe kjo i duhej Subashit, një pjesë e Fierit nën pushtetin e tymit nga fusha e plehrave

HERMES, agjensi udhëtimi

Fier – Fusha e mbetjeve urbane ne Fier pushtohet nga flakt, qyteti mbulohet nga tymi Qyteti i Fierit nën pushtetin e tymit, shkaku është sepse ka marrë flakë fusha e mbetjeve urbane të qytetit në Mbrostar.

Nuk dihen shkaqet se përse ka rënë në flake kjo fushë mbetjesh urbane por mendohet që mund të kenë qënë personat që merren me mbledhje kanaçesh dhe I kanë vënë zjarrin për të përfituar metale me ngjyrë apo hekurishte të ndryshme që i shesin për të mbajtur familjet me bukë.
Shtëllungat e tymit kanë pushtuar shtëpi e biznese që ndodhen shumë pranë fushës së mbetjeve urbane ku ka rënë zjarri.
Aktualisht po ndërhyhet për shuarjen e flakëve me botet e ujit të bashkisë, ndërsa zjarrfikësja s’ka arritur ende në vendin e ngjarjes pasi janë në zjarre të ndryshme si në pyllin e Gjorgozit apo me ndonjë vatër tjetër zjarri.
ALB365 e ka ngritu me dhjetra here shqetësimin e ndotjes së kësaj fushe mbetjesh urbane si në dimër ashtu edhe në verë

Hits: 2052

Be the first to comment

Lini një Përgjigje