Basha: Del raporti i ODIHR, lirohen pjesëtarët e dosjes 339

HERMES, agjensi udhëtimi

Kreu i PD, Lulzim Basha doli sot në një konferencë për mediat një ditë pasi OSBE/ODIHR publikoi raportin përfundimtar për zgjedhjet e 25 prillit. Kryetari i PD shprehu shqetësimin në lidhje me lirimin e Astrit Avdylit dhe 3 të tjerëve të dosjes 339 gjatë fjalës së tij. Ai kërkoi që SPAK të mos bëjë ‘ping-pong’ si dhe të ndjekë me përparësi dosjet e krimeve zgjedhore.

Basha edhe njëherë theksoi se në raport u konfirmuan akuzat e tyre se 25 prilli ishte një “masakër zgjedhore” dhe se nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira.

“Detyrë e SPAK të ndjekë më përparësi dosjet e krimeve zgjedhore dhe të ndalë ping pong-un. Të mos lirohen autorët e dosjes 339, siç ndodhi dje, por të ndëshkohet kushdo, e në veçanti ortakët e krimit politik, që masakruan çdo standard zgjedhor dhe që zhbënë të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur të lirë. Gjendemi përpara një paradoksi. Të gjithë ne, opozita, qytetarët, kërkojmë ndëshkimin e krimeve zgjedhore të 2021. Pikërisht në ditën që del raporti i ODIHR, lirohen pjesëtarët e dosjes 339. Është mision parësor i drejtësisë të bëjë detyrën e saj”, tha Basha.

Hits: 36

Be the first to comment

Lini një Përgjigje