Turizmi i bujtinave po njhef rritje

HERMES, agjensi udhëtimi

Në shumë zona rurale në Qarkun e Gjirokastrës po rritet numri i bujtinave për të pritur turistët. Banorët po shfrytëzojnë pasuritë natyrore dhe kulturore për t`i bërë më tërheqës fshatrat e vegjël historikë. Kjo formë e re e turizmit po rritet pas pandemisë, megjithëse gjen mjaft sfida, sidomos prej largimit të të rinjve nga zonat rurale.

Turizmi i bujtinave po rritet pas pandemisë

Nokova, një fshat i vogël historik, m një kishë mbi 250 vjeçare, është rreth 10 km larg nga qyteti i Gjirokastrës. Në krye të fshatit, Marika Rrumbullaku vens të ngrejë një bujtinë ku sot pret vizitorë vendas dhe të huaj.

Kur dola në pension ,vajzën e martova, kisha më detyrime të mëdha, djali ishte i rritur dhe në Tiranë nuk kisha cfarë të bëja më, nuk e duroja dot zhurmën e Tiranës dhe vendosa të ngre këtë bujtinë në tokën e të parëve të mi, në Nokovë. Së bashku me një të afërme që është arkitekte bëmë projektin dhe për disa vite e ngritëm”, thotë ajo.

Marika thotë se shërben për turistët prodhimet më të freskëta vendase, vizitë në kishat e vjetra dhe shtëpitë me gurë, ngjitjet në mal, për të shijuar pamjet mbresëlënëse të Luginës së Drinos.

“Ne i çojmë turistët për të vizituar vendet historike, Manastirin e Shën Sotirit, Kishat e Mingulit, Kishat e vjetra në Nokovë , zonën poshtë liqenit. I kam shoqëruar gjithmonë”.

Bujtina e vogël me tre dhoma u ngrit nga Marika, me profesion avokate dhe një e afërme e saj arkitekte paralelisht me pemtoren për të cilën ajo kujdeset.

“Në kohën që puëntorët bënin shtëpinë unë kisha merak kopshtin. Ata ndërtonin shtëpinë, unë mbilja pemë dhe ato u rritën paralelisht”, thotë ajo.

Marika thotë se brenga e gjithë brezit të saj është largimi i të rinjve .Djali i saj punon në Singapor dhe vajza në Tiranë dhe fshati i vogël ka shumë pak banorë.

“Të them me sinqeritet më vjen për të qarë kur mendoj që rinia ka ikur. Edhe mua më ka ikur djali, e cova 17 vjeç të mësonte. Por të paktën ata që mësojnë le të ikin por ta kthejnë kokën nga vendi i tyre.”

Edhe Grabova një fshat i vogël gati 2 kilometër nga rruga Këlcyrë- Përmet ishte thuajse i harruar para se Elton Ismaili të ngrinte bujtinën “Tek Xhako”. Eltoni thotë se bujtina ofron një paketë të plotë turistike dhe mbështetet tek mikëpritja, prodhimet tradicionale si dhe vlerat natyrore të zonës anës Vjosës.

“Bujtina ofron një paketë të plotë turistike me fjetje, ushqim,rafting, hiking, hipizëm. Disa shërbime turistike janë në funksion dhe disa të tjera janë në diskutim me orperatorët turistikë”, thotë ai.

Eltoni thotë se pandemia e goditi shumë turzimin por këto forma të reja që po përhapen mund t`i ndihmojnë ekonomitë e vogla që duhet të vijojnë të punojnë me rritjen e shërbimeve.

“Tani i jam futur kësaj fushe, kemi përfituar dhe nga fondet e Programit IPARD- dhe Agjensisë së Zhvillimit Rural. Isha duke e ndërtuar bujtinën në kohën e pandemisë e cila e goditi shumë turizmin.”

Ardian Gogo, specialist turizmi pranë organizatës “CESVI” thotë se pas pandemisë vihet re një rritje e prurjes turistike, e mbizotëruar nga turistët vendas dhe kryesisht që e frekuentojnë këtë zonë nëfundjavë.

“Vihet re një rritje e fluksit turistik. Vazhdon të jetë i zotëruar nga turistët vendas dhe në fundjavë merr intesitet të lartë. Po vërejmë një prani të ulët të turistëve të huaj dhe kjo lidhet me pandeminë dhe problemet e pazgjidhura me lëvizjen e lirë”, thotë zoti Gogo.

Zoti Gogo thotë se turizmi rural po bëhet një formë aktive me bujtina që janë mështetur në investime srioze.

“Kemi vënë re që ka investime për turizmin rural..Flasim për butjina që kanë një investim serioz dhe të pltoë.Pra nuk flasim për përpjekje të idividëve për një biznes por për investime të kompletruara.”

Ardiani thotë më tej se format e ndryshme të turizmit po ndihmojnë njëra tjetrën në këto zona për të rritur ofertën turistike.

Në Shqipëri turizmi po rikthehet në nivelet e parakrizës së pandemisë së koronavirusit. Sipas të dhënave zyrtare në Qershor hyrjet e të huajve ishin vetëm 4% më të ulëta krahasuar me qershorin e vitit 2019. Shqiptarët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të hyrjes së turistëve me rreth 55%, pasuar nga polakët dhe zvicrerianët që kanë shënuar këtë sezon rritjen më të madhe.

Sipas Institutit shqiptar të Statistikave uljen më të ndjeshme në prurjen turistike e ka shënuar hyrja e shtetasve nga Greqia për shkak të hapjes me vonesë të kufirit me Shqipërinë nga autoritetet greke./voa/

Hits: 37

Be the first to comment

Lini një Përgjigje