Presidenti Meta: Prodho shqip! Bli shqip! Konsumo shqip!

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga Ilir Meta

Prodho shqip!🇦🇱 Bli shqip!🇦🇱 Konsumo shqip!🇦🇱E pranova me shumë kënaqësi ftesën e sipërmarrësit Filip Gjoka, për të qënë sot i pranishëm në 30-vjetorin e themelimit të kompanisë “Filipi & CO”, lider në fushën e grumbullimit, përpunimit dhe eksportit të bimëve aromatike dhe mjekësore, për të ndarë urimet më të ngrohta për sukseset e arritura në këto dekada.Bimët aromatike dhe mjekësore bio “Made in Albania”, me cilësi dhe vlera të jashtëzakonshme, janë një pasuri e madhe kombëtare, që i ka dhënë vendit tonë, përparësi të madhe konkurruese në tregun rajonal dhe ndërkombëtar.Me më shumë mbështetje të këtij sektori, malet tona do të jenë edhe një burim në rritje i mirëqenies familjare dhe kombëtare, si dhe një mundësi për forcimin e lidhjeve me trevat tona me pasuri të shumta, për të ndalur në këtë mënyrë edhe fenomenin dramatik të shpopullimit të zonave rurale dhe malore të vendit tonë.

Hits: 36

Be the first to comment

Lini një Përgjigje