Vetëvrasja/ Ky është 47 vjeçari që i dha fund jetës brenda dyqanit të suvenireve

HERMES, agjensi udhëtimi

Fier – Personi që shihni në foton e mëposhtme është Arjan Asllani, 47 vjeçari i cili i dha fund jetës ditës së sotme brenda dyqanit të tij të suvenireve.

Sipas raportimit, Arjan Asllani njihej si një person tepër i qetë në zonë dhe askush nuk di të tregojë përse e ndërmori aktin ekstrem.

Më tej, bëhet me dije se 47 vjeçari së fundmi e kishte vënë në shitje dyqanin e tij, ndërsa vetëvrasja ka ndodhur në një kohë kur kishte lëvizje të shumta njerëzish në bulevardin kryesor para dyqanit të rij në pedonale.

“Arjan Asllani është vetëvrarë brenda dyqanit të suvenireve. Ajo që kemi mësuar nga burime nga terreni ai njihej si një djalë i mirë, dhe nuk e kanë kuptuar përse e ka ndërmarrë këtë akt. Ai prej vitesh merrej me suvenire, por kohët e fundit e kishte vënë dyqanin në shitje. Ka qenë një orar kur kishte shumë njerëz përreth por fatmirësisht nuk ka pasur dëme. Ai njihej si një familjar i rregullt dhe ssaskush nuk i di arsyet përse ai shkoi drejt vetëvrasjes”, pohojnë qytetarë që e kan n johur viktimën.

Ne lidhje me kete lajm ka reaguar edhe policia e shtetit: 

Policia

Sot rreth orës 15:10, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier, shtetasi A. A., 47 vjeç, banues në Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në dyqanin e tij suvenir.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje