“Vjosa, park kombëtar” pushton sheshin Duomo në Milano

HERMES, agjensi udhëtimi

Slogani “Vjosa Park Kombëtar Tani” është shpalosur në sheshin Duomo në Milano të Italisë. Ideja e shpalosjes së sloganit në një prej shesheve më të njohura në vendin fqinj është realizuar nga disa aktivistë italianë që kërkojnë mbrojtjen e lumit Vjosa.

Aktivistët e Patagonia Milan kanë theksuar se një banderolë e ngjashme do të shpaloset së shpejti në Mbretërinë e Bashkuar. Fotografitë janë realizuar nga Paolo Aralla & Bapu Srlst.

Prej vitesh, një sërë projektesh për ndërtime të hidrocentraleve kanë rrezikuar shkatërrimin e Lumi i Vjosës në Shqipëri i konsideruar si një pasuri e Europës. Për ta parandaluar këtë janë ndërmarrë një sërë nismash prej vitesh për të shpallur Vjosën Park Kombëtar, në mënyrë që të mbrohet nga çdo lloj ndërtimi nga dora e njeriut.

Lumi i Vjosës në Shqipëri është një ndër lumenjtë e fundit të egër dhe të pa prekur nga dora e njeriut, që ekzistojnë në Europë. Me një gjatësi prej 270 km, i ndarë në kanione, lumenj të ndërthurur, ishuj dhe gjarpërime të rrëmbyeshme, Vjosa lidh shtetet e Europës së bashku.

May be an image of outdoors and text
May be an image of 1 person, standing and outdoors
May be an image of 1 person and outdoors
May be an image of one or more people and outdoors
May be an image of outdoors and text

Be the first to comment

Lini një Përgjigje