Lalari, fshati ku banorët jetojnë me lista borxhesh në dyqanet e ushimoreve

HERMES, agjensi udhëtimi

Fier – 70% e familjeve të fshatit Lalar në njësinë administrative Portëz bashkia Fier marrin ushqimet me listë. Shlyerjen e bëjnë fëmijët emigrantë kur kthehen në verë për pushime.

Fshati Lalar I njësisë administrative Portëz të bashkisë Fier po shpopullohet cdo ditë e më shumë. Nga 800 banorë që ka pasur afërsisht ky fshat , tashmë kanë mbetur vetëm 200  prej tyre dhe kryesishtë janë të moshës së tretë.

Mungesa e investimeve, mungesa e ujit të pijshëm, papunësia ka bërë që të rinjtë  dhe mosha e mesme të shkojnë të punojnë në Vlorë, Himarë, Sarandë në periudhën e verës dhe shumë të tjerë në emigracion drejt Greqisë, Italisë e Gjermanisë.

Ata që kanë mbetur me ato pensione bujqësore që marin nuk u del për ilace e jo më për të jetuar. I vetmi shpëtim ka mbetur ushqimet me listë që në një muaj shkohjë nga 100 deri në 200 mie lëkë të vjetra dhe likujdimin e listave e kryejnë fëmijët e tyre kur vijnë në verë nga emigracioni për pushime

Të njëjëtn gjë pohonë edhe shitësja në qëndër të fshatit e cila na tregonë fletoren me fletëtë me listën e gjatë të emrave  e cila pohonë se në shumë pika  dyqane të fshatit banorët marrin me lista dhe likujdimet I bëjnë fëmijët kur vijnë nga emigracioni në verë

Banorët pohojnë fakrin se fshati vuan për ujë të pijshëm, uj ka por vetënm për të larë, fatura vjen e kripur me taksa deri 18 mijë lekë të vjetra në muaj, më shumë taksa sesa harxhim uji, thonë ata.

Lalari nuk është I vetmi fshat që po ndeshet me këtë fenomen të viteve të fundit , por edhe ky si shumë të tjerë I shtohet zinxhirit të fshatrave që po shpopullohen cdo ditë për shkak të mos investimeve dhe papunësisë në qarkun e Fierit/ ALB365/ XhB

Be the first to comment

Lini një Përgjigje