Kërcënimi/ Blerimi – Atdheut: Do të të djeg shpirtin

HERMES, agjensi udhëtimi

Dy ish-konkurrentët e “Përputhen”, Blerimi dhe Atdheu gjithmonë me njëri-tjetrin kanë pasur një marrëdhënie të tensionuar, si brenda ashtu dhe jashtë emisionit.

“Molla e sherrit” mes dy çunave asoj kohe ishte Antonela, pasi Atdheu u rikthye në emision vetëm për të, veprim i cili nuk i pëlqeu aspak Blerimit.

I ftuar së fundmi në një emision, ku duhet të komentonte personazhet e “Përputhen”, Atdheu dogji foton e Blerimit.

Ky veprim i Atdheut nuk është pritur fare mirë nga Blerimi i cili ka reaguar i revoltuar në rrjetet sociale. Në nëj video të publikuar ai kërcënon Atdheun, duke u shprehur se do i djegë shpirtin.Reklamë

“Unë dua ta pyes se si është ndjerë kur dy shokët tanë e kanë tërhequr nga motori dhe gati sa nuk e ka bërë në b**** prej tyre? Po të them diçka unë foto nuk di të djeg, por shpirtin po. Mbaje mend këtë!”, thotë Blerimi.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje