Histori/ Edvin Murati, ja si çava”ferrën” në 1991

HERMES, agjensi udhëtimi

Në 1 tetor 1991, skuadra e Partizanit do të shkonte të luante një ndeshje për Kupën e Kupave kundër Fejenordit, në Holandë. Kur mësova që do të udhëtonin edhe të rinjtë e klubit, shkova të takoj trajnerin e të rinjve, duke i kërkuar të më merrte edhe mua, për të udhëtuar me skuadrën.

Trajneri e dinte që unë synoja të lija Shqipërinë. I thashë: “Më nxirr nga ky vend”. Pasi mbërritëm në Holandë, një shok i vëllait tim erdhi e më mori me makinë. Synimi: të shkoja deri në Frankfurt, ku më priste vëllai. Duhej kaluar kufiri. Nuk kisha dokumente. U fsheha në bagazhin e makinës. Në kufi, doganierët e ndalën makinën që ishte para nesh, por jo ne. Ndonjëherë jeta ndryshon për pak gjë. Ia dolëm të shkonim në Frankfurt, ku vëllai im po priste. Me vëllain tim, ecëm 30 kilometra nëpër pyje, duke kaluar kufirin për të mbërritur në Francë.

Në Emancé, një komunë e vogël në Ivelin, vëllai im kishte një shok që njihte njerëz që punonin për PSG-bnë. Ai i telefonoi duke u folur për mua: “Është një djalosh që nuk është aspak keq, nëse dëshironi ta shihni”. Ata thanë që një provë ishte e realizueshme.

Mbërrita atje, në kampingun stërvitor në Lozhë, pa asgjë me vete, as pasaportë e as këpucë… Trajneri i PSG-së i tha vëllait tim: “Ku e ka pasaportën? Vëllai u përgjigj: “Ju më thatë të sillja vëllain, jo vëllain me pasaportë”. Tani është për të qeshur, por ndodhi realisht ashtu.

Prova ishte një miqësore kundër PSG U-17. Para ndeshjes, vëllai më tha: “Shih sa të shpejtë janë!”. Më duket se ai u frikësua më shumë se unë, ndërsa unë nuk kisha frikë të luaja, kisha frikë se do të zhgënjeja vëllain. Doja t’ia dilja mbanë dhe t’u tregoja të gjithëve, shokëve, trajnerëve, familjes në Shqipëri, që ia dola mbanë. Nuk doja të kthehesha në Shqipëri si dështak.

Në Shqipëri, ditën që ika nga shtëpia, e bëra me biçikletë, me një kushëri. Kur ktheva kokën, pashë mamanë që po qante, gjithnjë do ta kujtoj atë moment. Doja t’i bëja krenarë, nuk doja që gjithçka të kishte ndodhur më kot.

Në miqësoren me PSG U-17 unë shënova dy gola dhe dhashë edhe dy pasime për gol. Klubi më bëri ofertë që të bëhesha pjesë e qendrës stërvitore. Sezoni sapo kishte nisur, nuk kishte vend as për akomodim. Tieri Morin, drejtori i qendrës, më tha “kemi vetëm një dhomë shumë të vogël, a je dakord?”. “Natyrisht”, u përgjigja, sepse nuk kisha ku të flija. Isha shumë i lumtur.

EDVIN MURATI

Be the first to comment

Lini një Përgjigje