Braktisi BMW-në, ia mbathi nëpër ara. Policia arreston me helikopter shqiptarin

HERMES, agjensi udhëtimi

Esmerald Xhafa, 27 vjeç, me origjinë shqiptare është arrestuar nga autoritetet në Britaninë e Madhe. Xhafa la automjetin në rrugë dhe ecin në këmbë në një fushë në anë të autostradës. Policia e ndoqi për disa orë me helikopter.

Në automjetin e tij tip BMW policia gjeti dy kuti kartoni me shumë se 15 kg kanabis dhe 273 £ si dhe një listë emrash të shkruar me shkrim dore.

Ndërkohë në banesë u gjetën 56 bimë kanabisi që kultivoheshin në papafingo. Në banesë ai kishte një sistem të sofistikuar, një transformator të madh dhe drita të mëdha për kultivimin e bimëve.

Ai fillimisht mohoi akuzat e policisë por më pas gjykata e dënoi për të dyja akuzat, atë të kultivimit dhe trafikut të lëndës narkotike.Reklamë

Avokati Chris Moran tha se klienti i tij kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë për veten dhe familjen e tij.

“Dhe, për këtë arsye, u gjend në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë me një bandë të organizuar-kriminale,” shtoi z. Moran.

Ai tha se Xhafa mendonte se nëse do të përpiqej të largohej nga grupi do të kishte qenë në rrezik më të madh për jetën e tij.

Sipas tij Xhafa ishte vendosur nga ata që ishin më lart në zinxhirin e drogës përmes “presionit, detyrimit, kërcënimit dhe kontrollit”.

Gjykatësi Simon Hickey pyeti pse Xhafa nuk kishte shkuar tek autoritetet nëse pretendimet e tij se ishte sulmuar dhe kërcënuar ishin të vërteta.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje