A PO VRET DREJTORESHA E VETERINARISË?

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga Ervin Resuli – Alarmin për jetën e konsumatorëve ka ngritur eksperti i bujqësisë Ervin Resuli përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai ka shigjetuar drejtpërdrejt Drejtoreshën e Autoritetit Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tana Kika Shtylla duke e akuzuar se përmes veprimeve dhe mosveprimeve të saj po vret qytetarët, pasi sipas tij transporti i kafshëve të gjalla bëhet pa asnjë kriter teksa ka publikuar edhe një video nga tregu i gjësë së gjallë në Milot. Resuli shkruan se “masat disiplinore” vendosen për “oreks të zonjës Tana Kika Shtylla.

“Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka për detyrë të jetë në shërbim të qytetarëve! Është e pajustifikueshme sorollatja me analiza boshe të cilat i kryen në terren me qëllim marrjen e “masave disiplinore” ndaj punonjësve vetëm dhe vetëm për oreks të Drejtoreshës.”

Më tej eksperti paralajmëron se së shpejti do të publikojë më tepër informacione në vijim për një aferë korruptive ku përfshihet edhe drejtoresha e Autoritetit Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tana Kika Shtylla.
“Së shpejti do ju vihet në dispozicion një informacion më i plotë për skandalet e Drejtoreshës së Veterinarisë me Veterinerët e terrenit, në shkelje të ligjit 10 465 ku lihen hapur dyshime për një aferë korruptive.
Me anë të këtyre veprimeve apo mosveprimeve të institucionit në fjalë bëhet VEKTOR për shpërndarjen e sëmundjeve pasi transporti i kafshëve bëhet pa asnjë lloj kotrolli apo standardi.
Për rrjedhojë vendoset në rrezik jeta e konsumatorëve të mishit dhe bylmetit!”

Kujtojmë se që në fillim të qeverisë RAMA , Ministria e Bujqësisë ndërmori aksione masive në mbarë territorin e vendit duke kryer kontrolle të imtësishme në çdo treg të gjësë së gjallë dhe sekuestruar të gjitha kafshët e pa matrikuluara dhe mjetet e pa certifikuara për transportin e tyre. Qëllimi ishte sensibilizimi i fermerëve dhe mbrojtja e jetës së konsumatorëve, por nga materiali filmik i publikuar nga eksperti i bujqësisë Ervin Resuli, duket se edhe pas më shumë se 4 vitesh gjërat nuk kanë ndryshuar shumë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje