Aksidenti i frikshëm në Vlorë, shuhet familja me 4 anëtarë nga Patosi

HERMES, agjensi udhëtimi

Një familje e tërë është shuar pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Vlorë. Katër anëtarë të një familje, prindërit dhe dy fëmijët kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë. Viktimat ishin të gjithë në mjetin tip “Toyota”, mes tyre dy të mitur. Të plagosur kanë mbetur dhe dy persona të tjerë, drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip “Audi”. Aksidenti ndodhi rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, ku një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat nga Patosi që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit Eduart Gushi, Silvana Gushi, Anastasia Gushi dhe Eva Gushi.

Nderkohë në spitalin e Vlorës ndodhen 3 tre shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”, Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje