Zjarri përfshin garazhin e një pallati, digjet makina dhe goma

HERMES, agjensi udhëtimi

Merr flake nje makine ne nje garazh pallati ne lagjen “1 Maji” ne qytetin e Fierit.

Dy automjete zjarrfikese dhe policia ne vendin e ngjarjes. Pallati eshte i banuar dhe makina vazhdon te digjet. Ende nuk dihen motivet e flakeve e nese zjarri ka qene aksidental apo jo.

I gjithe parkimi eshte perfshire nga tymi ndersa zjarrfikesit vijojne operacionin per shuarjen e flakeve.
Po evakuohen banore te kateve te para te pallatit
Mesohet se kane marre flake edhe disa goma qe ndodhen brenda parkimit te makina

Fier

Sot rreth orës 14:40, në lagjen “1 Maj” Fier, në automjetin në pronësi të shtetasit T. H., parkuar në garazhin e pallatit, ka rënë zjarr.

Nga shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses u bë evakuimi i banorëve dhe fikja e zjarrit.

Me ndërhyrjen e zjarrëfikseve zjarri u shua.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje