Paralajmërimi/ Rriten temperaturat, Fieri të ket kujdes nga zjarret

HERMES, agjensi udhëtimi

Nisur nga temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin përgjatë ditëve të fundit, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka paralajmëruar për rrezik të lartë në Fier dhe Berat sa i përket zjarreve në pyje. Në njoftim thuhet se në disa qarqe të tjera pritet rrezik i lartë vetëm në disa zona të lokalizuara, jo vetëm sot por edhe ditën e nesërme, konkretisht: Tiranë, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

NJOFTIMI ZYRTAR

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e enjte, dt.24) dhe nesër (e premte, dt.25) pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarqet Fier, Berat dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në pjesën tjetër të qarqeve të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Tiranë (VP), Elbasan (P), Korçë (L), Vlorë (V) dhe Gjirokastër (VP). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e enjte, dt.24) dhe nesër (e premte, dt.25) priten reshje të dobëta apo lokale të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 33 °C
në vendet e ulëta: 22 / 40 °C
në vendet malore: 18 / 34 °C
Era
Sot pasdite (e enjte, dt.24) dhe nesër (e premte, dt.25) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje