Kushtetuesja pezullon gjykimin për “30 Qershorin”: Do i drejtohemi Komisionit të Venecias

HERMES, agjensi udhëtimi

Gjykata Kushtetuese ka vendosur pas një seance maratonë me shumë ndërprerje ditën e sotme, që të pezullojë gjykimin për “30 qershorin”.

Voltana Ademi si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë çoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit 2019, duke kërkuar që të shpallet pavlefshmëria e tyre, por GJK ka vendosur që të pezullojë çështjen dhe t’i drejtohet Komisionit të Venecias.

Pas këshillave apo konkluzioneve të “Venecias”, do të merret një vendin nga Kushtetuesja.

Palët përfaqësuese kanë të drejtë të dërgojnë pyetje deri në 25 qershor. Subjektet e interesuara për çështjen janë Presidenti Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partia Bindja Demokratike.Reklamë

Pas seancës, Voltana Ademi u prononcua për mediat, duke thënë se është shpresplotë që Gjykata Kushtetuese do t’i shërbejë demokracisë dhe të drejtës në këtë vend.

Voltana Ademi: Unë jam krenare që Shoqata e Bashkive ka qenë iniciuese e kësaj kërkese. Ka qenë një arritje e madhe, Unë dua të besoj se Gjykata Kushtetuese do të vijojë deri në fund me një vendimmarrje që do t’i shërbejnë themelit të demokracië, këto janë pritshmëritë tona dhe të kemi sa më shpejt një vendim të drejtë nga Kushtetuesja.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje