Vajza me të dashurin vret të atin, poston video kur tregon ngjarjen duke qeshur

HERMES, agjensi udhëtimi

Dy adoleshentë, 18-vjeçari Aaron Guerrero dhe e dashura e tij 16-vjeçare Sierra Halseth dyshohet se kanë vrarë babain e kësaj të fundit pasi kundërshtonte lidhjen e tyre. Dyshimet janë shtuar pasi dyshja kanë publikuar një video ku rrëfenin krimin duke qeshur dhe duke bërë shaka.

“Dita e 3 pasi vramë dikë”, shprehet Guerrero duke qeshur, ndërsa vajza qesh edhe më shumë duke i thënë  me shaka që këtë gjë nuk duhet ta kishin thënë në kamera. Ndërkohë i dashuri i saj, Guerrero vijon të përkëdhelë 16-vjeçaren dhe thotë që ja vlejti. Gjatë videos në të cilën dëshmojnë se kanë vrarë dike, dyshja nuk ndalin ngacmimet dhe të qeshurat.

Policia në SHBA zbuloi copat e trupit të djegur të babait të 16-vjeçares më 9 prill, deh arrestoi çiftin 4 ditë më vonë, më 13 prill. Provat kundër dy të rinjve janë të qarta pasi, përveç rrëfimit të tyre rrëqethës në video, ka materiale nga kamerat e sigurisë së dyqanit që i tregon ata duke blerë sharra, doreza dhe zbardhues të gjetur në shtëpinë e të vrarit.

Prokurori i çështjes, Christopher Hammer përjashtoi mundësinë që 18-vjeçari të dënohej me vdekje. Ai shtoi se as Sierra Halseth nuk mund të dënohej me vdekje, për shkak të moshës së saj të re.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje