Presidenti Meta: Rama më përfshiu në fushatë

HERMES, agjensi udhëtimi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka nisur konferencën për shtyp me gazetarët, ku tha se shfaqja e Kuvendit monist me shkarkimin e tij është një taktikë për të tërhequr vëmendjen.

Teksa komentoi fushatën e PS-së, Meta u ndal tek bandelorat që qeveria vendosi në çdo vend me figurën e kreut të shtetit, ku tha se është një veprim i paligjshëm. Duke folur për legjislacionin e ri në Kuvend, Presidenti Meta tha se do të bashkëpunojë me partinë që formon qeverinë dhe opozitën.

“Mirëserdhët në epokën e pluralizmit politik. Duhet të jemi të kënaqur që po kalojmë nga epoka e para 25 prillit të parlamentit monist në një epokë të pluralizimit politik parlamentar. Zgjedhjet ende nuk kanë përfunduar. Duhet të jemi të duruar derisa të mbarojë vlerësimi i ankimimeve. Shkarkimi shfaqje e parlamentit monist për të spostuar vëmendjen nga krimi zgjedhor.

Kjo përfshirje është denoncuar edhe në institucionet e prokurorisë pavarësisht se nuk kemi ndonjë të dhënë nëse është ndaluar dikush për këtë veprim të paligjshëm. Nuk po ju lodh kokën as juve as shqiptarëve. Nuk po japim shfaqje këtu se çfarë është deklaruar kundër presidentit. Është një gjë e qartë që shqetësimet e presidentit u verifikuan. Do ishte mirë të kishim pasur zgjedhje model. Por e dinë të gjithë që presidenti ka bërë përpjekje për të ndaluar degradimin e standardit të zgjedhjeve.

Numri i denoncimeve është shumë herë më i lartë se në vitin 2017. Kjo ka ndodhur për shkak të moshetimit të dosjeve të Dibrës dhe Shijakut dhe tentativës për të përsëritur tërmeti. Nuk kam asnjë shqetësim nga akti i parlamentit të shkarkuar më 25 prill. Pres verifikimin e ankimeve, Do bashkëpunoj me shumicën dhe opozitën e re për rivendosjen e sistemit të llogaridhënies në të gjitha nivelet”, u shpreh Meta.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje