Matura shtetërore/ Ndodh sërish, del teza e provimit të matematikës

HERMES, agjensi udhëtimi

Pas denoncimit për nxjerrjen e testit të gjuhës shqipe dhe letërsisë para provimit, një tjetër denoncim vjen sot edhe për testin e provimit të matematikës. Në rrjetet sociale është denoncuar dalja e testit të matematikës. Në orën 10:34 minuta testi i sotëm i matematikes duke u zgjidhur në grupe studentore.

Për daljen e testit të gjuhës shqipe dhe letërsisë të Maturës Shtetërore 2021, reagoi Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, që njoftoi se do të kallëzojë penalisht personin, i cili ka publikuar në rrjetet sociale gjatë kohës kur provimi ishte ende duke u zhvilluar, si dhe të gjithë pjesëmarrësit në procesin e Maturës Shtetërore, të cilët kanë shkelur rregullat duke fotografuar dhe dërguar jashtë qendrave të provimit këtë test, gjatë kohës që ishte duke u zhvilluar.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje