Kërcënimi i prokurorit/ Meta: E rëndë dhe e dënueshme, duhet hetim i shpejtë

HERMES, agjensi udhëtimi

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për kërcënimin e prokurorit të Përmetit, Asllani Bajrami. Në një postim në rrjetet sociale, Meta e cilëson si ngjarje të rëndë dhe të dënueshme. Kreu i shtetit ka kërkuar hetim të shpejtë dhe të vendosen para ligjit autorët.

“Nevojitet një hetim i shpejtë për vendosjen para ligjit të kujdo, që guxon të kërcënojë përfaqësuesit e shtetit, për t’i penguar ata të ushtrojnë detyrën të pandikuar. Revanshi i krimit kërkon masa të menjëhershme efektive, reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike,” shprehet Meta.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje