Golashënuesit më të mirë në histori të Kampionatit Evropian

HERMES, agjensi udhëtimi

Ronaldo synon ta kalojë Platinin si golashënuesin më të mirë në histori të Kampionatit Evropian.

“Euro 2020” do të jetë e veçantë për Cristiano Ronaldon.

CR7 në Euro 2016, ku Portugalia triumfoi në finale duke e mundur Francën, arriti që të bëhet njëri prej golashënuesve më të mirë në histori të Kampionatit Evropian.

Ai e barazoi Michel Platinin me 9 gola, por tani synon të pushtojë i vetëm vendin e parë dhe do të ketë shansin në Euro 2020.Reklamë

Në mesin e 20 golashënuesve më të mirë në histori të Euro, janë vetëm tre lojtarë aktiv, CR7, Antoinë Griezmann dhe Zaltan Ibrahimovic – ky i fundit ishte në listën e Suedisë, por lëndimi i rëndë e la jashtë Euro 2020.

Pas Ronaldo dhe Platinis me nga 9 gola, gjendet Alan Shearer i Anglisë, me shtatë gola, derisa shtatë futbollistë kanë realizuar nga 6 gola me Griezmann që do të ketë shansin që të shkruajë gjithashtu historinë, raporton Gazeta Express.

Golashënuesit më të mirë në histori të Kampionatit Evropian

Be the first to comment

Lini një Përgjigje