Haradinaj: Zyrtarët e protokollit të Ramës kërkuan leje që ai të vinte në tavolinë

HERMES, agjensi udhëtimi

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka folur edhe për një foto, ku ai është parë së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

“Në Shqipëri kam shkuar për të nderuar afaristin kosovar Agim Mustafa për hapjen e një hoteli. Kanë ardhur zyrtarët e protokollit të kryeministrit Rama dhe kanë thënë se “a është në rregull nëse vjen kryeministri Rama për t’iu përshëndetur”. Po si nuk është në rregull, objekti është në Shqipëri, kryeministri i Shqipërisë, ne jemi në Shqipëri dhe kryeministri i tij vendi mund të vjen”, tha Haradinaj në “Debat Plus”.

“Rama më shumë është fokusuar në bisedë me ish-kryeministrin Mustafa edhe për shkak të moshës edhe për shkak të shëndetit e ku e di unë. Unë nuk kam pasur rast të bisedojë me Ramën por thjesht ka ardhur në tavolinë”, shtoi haradinaj, përcjell Telegrafi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e kishte paditur ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, për “shpifje”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në padinë 30 faqëshe pretendonte se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

Haradinaj kishte akuzuar Edi Ramën, që së bashku me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe presidentin e Serbisë Aleksander Vuciq, kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më vonë Rama ishte tërhequr nga padia e tij për Ramush Haradinajn.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje