Aksidentoi gruan shtatzënë, i riu është djali i ish-zyrtarit të lartë të policisë

HERMES, agjensi udhëtimi

19-vjeçari që përplasi kalimtaren 30-vjeçare mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë është Jehon Breçani.

I riu është djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Burime nga policia thanë se ai ka humbur kontrollin e automjetit luksoz dhe pasi ka dalë në trotuar ka goditur një mur, më pas kalimtaren dhe është ndalur në një pemë.

E plagosura është në spital në gjendje të rëndë për jetën pasi goditja ka humbur një këmbë për më tepër që ajo ka qenë edhe shtatzënë.

Policia tha se i riu është shoqëruar në Komisariat deri në sqarimin e rrethanave.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje