Shkarkimi i Presidentit nga qeveria dekorata më e madhe për Ilir Metën

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga Klevis Balliu – Kur kreun e shtetit e shkarkon një qeveri që vjedh zgjedhjet atëherë do të thotë se Ilir Meta ka qenë në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të demokracisë.

Kur Presidentin e shkarkon një qeveri e lidhur me krimin atëherë do të thotë se Ilir Meta ka luftuar krimin.

Kur Presidentin e shkarkojnë hajdutët e inceneratorëve do të thotë se Ilir Meta ka qenë kundër vjedhjes.

Kur Kreun e Shtetit e shkarkon një Parlament i shkarkuar do të thotë se Ilir Meta do vijojë të rrijë në Presidencë.

Kur Presidentin e shkarkon qeveria e Beogradit atëherë do të thotë se Ilir Meta ka mbrojtur interesat kombetare të Shqipërisë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje