Kuvendi vendos sot shkarkimin, ja lëvizja e Metës

HERMES, agjensi udhëtimi

Të mërkurën Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë të posaçme për të votuar nismën e Partisë Socialiste për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta.

Për të larguar Ilir Metën nga Presidenca duhen 94 vota jtë cilat duket se do t’i plotësojë me atë që njihet si “opozita parlamentare”.
Seanca parashikon 3 orë debat dhe më pas votimin e fshehtë, jo me elektronikë, por me kuti.

ABC raporton se Kuvendi i ka kërkuar Presidentit që të jetë i pranishëm në seancën e së mërkurës, por kreu i shtetit nuk ka pranuar duke e cilësuar “një gjyq publik pa të drejtë fjale dhe vetëm për të qëndruar për të dëgjuar”.

Meta akuzohet nga socialistët për ashpërsimin e klimës parazgjedhore, konfliktin me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim dhe braktisjen e rolit të simbolit të unitetit kombëtar, mbi palët duke bërë fushatë për opozitën kundër qeverisë.

Nëse Kuvendi nesër miraton shkarkimin, Ilir Meta do të vazhdojë të jetë kryetari i shtetit pasi vendimin final e merr gjykata Kushtetuese. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje