Gjermania s’ka mëshirë ndaj Letonisë në miqësore

HERMES, agjensi udhëtimi

Gjermania është treguar nikoqir i keq për Letoninë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Dusseldorf.

Gjermanët e udhëhequr nga Joachim Low fituan me rezultat të thellë 7:1, shkruan Gazeta Express.

Festivalin e golave e nisi Gosens në minutën e 19-të, për ta vazhduar Gundogan dy minuta më vonë.

Në të 27-tën Muller e trefishoi epërsinë, teksa Havertz e Gnabry u përkujdesën që Gjermania të shkonte në pushimin mes pjesëve me epërsi prej pesë golave.Reklamë

Pjesa e dytë nisi prapë me gola të vendasve. Për 6:0 shënoi sulmuesi i Chelseat, Timo Werner në minutën e 50-të.

Në të 75-tën, Saveljevs shënoi golin e nderit për mysafirët.

Për epilogun e këtij takimi u përkujdes Leroy Sane që shënoi golin e shtatë për Gjermaninë.

Me këtë ndeshje, Gjermania e dëshmon fuqinë e saj para fillimit të Kampionatit Evropian që nis më 11 qershor.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje