Aksidenti/ Makina del nga ura dhe bie në kanal, humbet jetën babë e bijë

HERMES, agjensi udhëtimi

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Kolonjë, te vendi i quajtur Ura e Bubullimës, në Lushnjë. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën babai me të bijën. 

Paraprakisht dyshohet se makina me të cilën kanë qenë duke udhëtuar personat ka përfunduar në kanalin e mbushur me ujë. makina vinte nga fshati Bubullimë për të dal në aksin e autostradës Lushnje – Fier, por mbi urë drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanalin me uj

Ende nuk dihen detaje të tjera si ka ndodhur aksidenti. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Policia

Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje