80 fermerë të Krapsit kërkojnë rrugë për të shkuar nga tokat

HERMES, agjensi udhëtimi

Fier – Rrethë 80 fermerë të Krapsit që kanë tokat e tyre tek ish vreshtat mbi lagjen e “Çobanëve” ngrenë zërin sepse rruga që kishin për të shkuar nga tokat e tyre u prish dhe nuk është riparuar nga punonjës të firmës që ndërtuan ujësjellësin.

Kështu kanë pohuar ata për ALB365. Sipas tyre mësohet se rruga ka qënë normale dhe ata shkonin me automjete nga tokat e tyre si për të punuar ashtu dhe për të nxjerr prodhimet bujqësore në treg sidomos ullirin. Pasi firma punoi e ndërtoi ujësjellësin nuk e ktheu në gjendjen e mëparshme rrugën çka ka bërë që gjate rrshjeve të stinës rruga të prishet më keq dhe në të të mos kalojë asnjë automjete.

Ata kërkojnë riparimin e menjëhershëm të rrugës ose nga firma që kreu punimet ose nga administratori i ish komunës Portëz pasi në rast të kundërt do ngrihen në protesta

Be the first to comment

Lini një Përgjigje