Tabaku: Janë përdorur mbi 120 mln euro nga buxheti i shtetit për blerjen e votave

HERMES, agjensi udhëtimi

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një reagimi në ‘Facebook’ shkruan se mbi 120 milionë euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit nga pagesat për tërmetin.

Sipas saj, shpërndarja e fondeve është bërë në kundërshtim me ligjin elektoral.


“Tirana, Vora, Shijaku, Durrësi dhe Kamza janë ato bashki ku ky krim elektoral është konsumuar më shumë. Me një rritje në 500% të pagesave gjatë fushatës elektorale.”, shkruan ajo.

MESAZHI I TABAKUT
Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit, nëpërmjet pagesave për tërmetin.
Përditë dalin në dritë prova, fakte dhe të dhëna se si kanë blerë vota edhe përmes buxhetit të shtetit.

Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve.
Në 8 vjet abuzuan me taksat në kurriz të shqiptarëve, në 2 vite pas tërmetit nuk shpërndanë asnjë ndihmë për tërmetin duke i varfëruar qëllimisht për ti blerë më lehtësisht.
Tirana, Vora, Shijaku, Durrësi dhe Kamza janë ato bashki ku ky krim elektoral është konsumuar më shumë. Me një rritje në 500% të pagesave gjatë fushatës elektorale.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje