25 PRILLI TURPËROI “OPOZITËN E RE”

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS

Partitë i bënë deputetë, zgjedhësit i përzunë nga Kuvendi” !
Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, krahas mjaft problemeve që lidhen me ndryshimet e njëanshme të legjislacionit zgjedhor, shpalljen e të dhënave personale, ndërhyrjen e hapur të administratës qëndrore dhe administratës së bashkive në procesin zgjedhor, mosveprimin e SPAK-ut, sidomos, në rastin e vrasjes dhe plagosjen e disa personave në Elbasan dhe kur Drejtori i Pergjithshëm i Policisë e Prokurori i Elbasanit mohuan në Konferencën e Shtypit gjetjen e dokumenteve kompromentuese në makinën pa targa dhe i pranuan po vetë ekzistencen e tyre në procesin zgjedhor, sollën edhe një të mirë publike. Zgjedhësit shqiptarë nxorrën nga parlamenti të gjithë deputetët që u futën nga listat e dy partive, si ndëshkim ndaj mosmirënjohjes.
Deputetët listarë krijuan një muaj para zgjedhjeve edhe disa parti politike, me pretendimin se do të bëheshin parti parlamentare.
Zgjedhësit shqiptarë i turpëruan, duke u dhanë të gjithëve bashkërisht, më pak vota, se sa lista e mbeshtetësve formalë, për tu miratuar si parti nga Gjykata.
Tani le të kapardisen si “gjeli mbi gur” !

Be the first to comment

Lini një Përgjigje