Gjermania supozohet se ka litium për 400 milionë vetura

HERMES, agjensi udhëtimi

Nëse vlerësimet e para rezultojnë të sakta, industria gjermane e veturave do të mirëpresë trendin e elektrizimit shumë më të qetë me rritje të mëtejshme të konkurrencës.

Informacioni i fundit tregon se mijëra metra poshtë lumit Rin është fshehur një furnizim i madh i “arit të bardhë”, ose litiumit, një nga xehet më të rëndësishëm të sotëm.

Gjeologët besojnë se zona e Rin në Gjermaninë Jugperëndimore ka litium të mjaftueshëm për më shumë që 400 milionë vetura elektrike.

Kompania gjermano-australiane Vulcan Energy Resources beson se furnizimet e litiumit do të mundësojnë që industria gjermane e veturave të jetë e pavarur nga litiumi i importuar dhe ka në plan të hapë pesë impiante të reja për nxjerrjen e litiumit, transmeton Telegrafi.

“Rezervat e litiumit për të cilat po flasim janë të mëdha dhe janë plotësisht të mjaftueshme për të prodhuar litium me cilësi të lartë në një shkallë industriale”, tha Horst Kreuter, bashkëthemelues i startup-it.

Kreuter theksoi se ata planifikojnë të investojnë rreth 1.7 miliard euro në objektet gjeotermike të nxjerrjes së litiumit.

Plani i tyre është që të nxjerrin 15,000 tonë hidroksid litiumi në vit në dy vende deri në vitin 2024.

Në fazën e dytë, me tre impiante të reja, kapaciteti vjetor do të rritet deri në 40,000 tonë.

Për shembull, Gjermania importoi rreth 5,300 tonë litium vitin e kaluar.

Bashkimi Evropian vlerëson se kërkesa për litium në rajon do të rritet 18 herë deri në 2030, dhe sa 50 herë deri në 2050. Shumica e litiumit sot vjen nga Australia dhe Amerika e Jugut, dhe prodhuesi më i madh i litiumit në Evropë është Portugalia.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje