Oliver Varhelyi i BE viziton Tiranën, takime me Ramën e Bashën

HERMES, agjensi udhëtimi

Eurokomisioneri Oliver Varhelyi, do të zhvillojë ditën e nesërme një vizitë në Tiranë, rreth orës 10:00. Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ku pritet të kenë një konferencë të përbashkët për mediat. Në fund të vizitës Komisioneri do të ketë një takim edhe me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Vizita e zyrtarit të lartë europian në Shqipëri, vjen në kuadër të turit në Ballkan me fokus ndihmën e BE-së në përballimin e pandemisë.  Gjatë vizitës në rajon, Varhelyi do të bisedojë me zyrtarët vendas për pandeminë e koronavirusit dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst, thuhet në njoftimin e KE.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje