Lefter Maliqi – Frrok Çupit: Maskara burrë! Nuk mund të më thuash mua…

HERMES, agjensi udhëtimi

Debati mes deputetit në detyrë të Kuvendit, Lefter Maliqi dhe analistit Frrok Çupi ka degjeneruar në fyerje personale me tyre.

Gjatë një interviste në TopNews, ku në qendër të diskutimeve ishte procesi zgjedhor i 25 prillit, Maliqi iu drejtua Çupit duke i thënë se i shërben pushtetit.

Me pas debati kaloi në fyerje personale, ku Çupi i thotë maskara dhe idiot, ndërsa Maliqi i kthehet me fjalët pederast dhe palaço.

Pjesë nga debati:

Maliqi: E para unë nuk mbetëm i habitur që një pjesë e mediave i shërbejnë pushtetit e të drejtë kanë sepse është ky interesi i madh, por që të krahasojmë Edi Ramën me Tony Blair dhe Shqipërinë me Anglinë kjo…. Unë dhe me Turqinë pavarësisht se…

Çupi: Shiko ti Lefter i dashur, e krahasova unë, e krahasova unë dhe si shërbej askujt!

Maliqi: Një minutë, një minutë…

Çupi: Edhe ti s’mund të më thuash mua sesi, dal, nuk të lë unë…

Maliqi: Frrok, që i shërben, i shërben, rri rehat.

Çupi: Edhe pse je polici nuk të lë…

Maliqi: Kush është polic? E di mirë ti, unë kam edhe shkollë edhe…

Çupi: Ore budalla, idiot, ore maskara….

Maliqi: Ka më rrugaç se ty!? Ka më palaço se ty?! Më fëlliqësirë se ty?!

Çupi: Ore Maskara! Unë nuk të lë o ndyrësirë, o pis, pis..

Maliqi: Palaço mos më thuaj mua ashtu…! O Pederast, palaço, qelbësirë, rrugaç, i blerë, i shitur…

Çupi: Maskara burrë.

(Në ato momente Frrok Çupi heq mikrofonin dhe largohet nga studio, ndërkohë që moderatorja e emisioni i drejtohet Lefter Maliqit që të përmbahet në fjalorin e tij )

Maliqi: Të më thuash mua ti, që kam mbaruar Skënderbegas, shkollën e bashkuar, shkollën e policisë, kolegjin e lartë të Nato-s, master shkencor studime Evropiane me një karrierë të madhe që e prodhova dhe të më thuash ti për këto gjëra por kjo është turp

Be the first to comment

Lini një Përgjigje