“Do përsëriten zgjedhjet!”, Partia demokratike bën deklaratën e papritur: Do publikojmë provat!

HERMES, agjensi udhëtimi

Kandidati i PD-së në qarkun e Korçës, Ervin Salianji, i ftuar së fundmi në një emision televiziv ka deklaruar se zgjedhjet e 25 prillit ishin sikur një ndeshje e trukuar.

Salianji thekson se zgjedhjet nuk ishin të lira e të ndershme. Ai shton se PD nuk do të ndalet së denoncuari raste, duke shtuar se në rast se faktohet vjedhja e votave, Partia Demokratike do të kërkojë përsëritje të zgjedhjeve.

“Nuk mund ta them dot se PD ka humbur, derisa procesi zgjedhor është ende në proces. Këtu flas për procedurat që kanë të bëjnë me tjetërsim të vullnetit të votuesve, që mund të bëjnë diferencën. Këto nuk ishin zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse kishte kërcënim, represion dhe përfshire të elementëve kriminalë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje