Cikalleshi, dy gola dhe një asist në fitoren e Konyasporit

HERMES, agjensi udhëtimi

Shpërthen Sokol Cikalleshi. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, pjesë e Konyasporit në Superligën e Turqisë, realizoi dy gola dhe dha asist në fitoren e thellë 5-1 kundër Karagumruk.

Futbollisti kavajas e gjeti fillimisht rrjetën në minutën e 61-të, për golin e 2-1 (më në pjesën e parë kishin shënuar Lens për miqtë dhe Calik për vendësit), ndërsa tri minuta më vonë shërbeu për Bytyqin, shqiptar me pasaportë norvegjeze, që i çoi shifrat në 3-1.

Cikalleshi sigloi të dyti personal në minutën e 85-të, para se Shengelia të mbyllte përfundimisht llogaritë me golin e 5-1.

8 gola për Sokol Cikalleshin në këtë sezon me Konyasporin, shifra këto që tregojnë potencialin e 30-vjeçarit, i cili është kthyer në pikë referimi edhe në përfaqësuesen kuqezi.Reklamë

Be the first to comment

Lini një Përgjigje