Basha: Rama kërkon ta kthejë 25 prillin në një betejë mes meje dhe tij

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga Elbasani, ku po zhvillon një takim me familjet e vjetra të qytetit, kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi Edi Ramën, duke thënë se kryeministri kërkon që ta kthejë 25 prillin sikur është një betejë mes tij dhe kryeministrit. Sipas kreut të PD, kjo nuk është një betejë mes të dyve, por për familjet, interesin kombëtar, ekonominë, shëndetësinë etj.

“Ai do ta kthejë këtë në betejë midis meje dhe tij. Në fakt koha e tij ka mbaruar. kjo nuk është betejë midis meje dhe tij. Koha e tij ka mbaruar dhe kjo nuk është betejë për ne të dy, nuk është betejë as për kandidatët tanë për deputetë.

Kjo është betejë për familjet shqiptare, kjo është betejë për interes kombëtare, kjo është betejë për ekonominë për mirëqenien, për të ndalur emigracionin, për të ringjallur ekonominë në çdo aspekt të saj.

Kjo është betejë për të mundësuar që çdo i ri dhe e re e Elbasanit të ketë arsimin e duhur dhe punësimin dinjitoz. Kjo është betejë që shëndetësia shqiptare të fillojë të funksionojë”, u shpreh Basha.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje