Meta sulmon Ramën/ “Rama me kartelë në psikiatri”, në Vlorë më ka deri në 26 prill

HERMES, agjensi udhëtimi

Paraditen e kësaj të shtune kryeministri Edi Rama, hodhi akuza ndaj presidentit Ilir Meta, duke thënë se takohet në Vlorë me subjektet të OFL-së. Përgjigja e presidentit ka ardhur po nga qyteti bregdetar i Vlorës, nga ku Meta ka thënë se më 26 prill do të ndodhet në këtë qytet për të siguruar zgjedhjet e lira.  Meta ka po ashtu ka përmendur kandidatin e PS-së, Damian Gjiknurin duke thënë se ai e kishte ftuar po nuk kishte ardhur në tryezën me gazetarët. Sipas Metës, Damian Gjiknuri duhet të bëjë kujdes pasi sipas tij nuk ka “kartelë në psikiatri”.

“Në 26 prill, jam i sigurt që Vlora do të bëjë më të mirën për t’ia trajtuar në spitalin e saj psikiatrik, nuk është ky shqetësimi, por shqetësimi është të paralajmëroj Damianin që keqpërdoret dhe nuk erdhi mbrëmë në darkën që kishim me gazetarët e Vlorës, ku u ftua të ishte pjesë për të diskutuar për mbarëvajtjen e fushatës elektorale në Vlorë. Kryeministri në detyrë ka një kartelë të psikiatrisë, që nga koha e komunizmit, të cilën ua kam thënë para disa a ditësh dhe do ua them në Vlorë, më 25 prill në Vlorë, ku shqiptarët të tregojnë ai do të tregojë kartelën. Por Damiani s’ka kartë mjekësore të tillë. Kështu të bëjnë kujdes dhe të mos e rëndojnë pozitën e tyre para sovranit. Në Vlorë do të jem nga sot deri më 25 prill. Do të jem ditën dhe natën, siç kam ftuar edhe mbrëmë Damianin, ftoj dhe Edi Ramën nëse ka shqetësim apo merak, këtu më ka mua, për të mbrojtur zgjedhjet e lira. Kujton tërmeti që në Vlorë do të bëjë ato ç’kanë bërë në Dibër dhe Shijak, zot na ruaj se Vlora bën Fora dhe dora e Vlorës është e pa mëshirshme”, tha Meta.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje