Meta: Rama i tmerruar nga personaliteti im dhe i Berishës

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Kreu i shtetit Ilir Meta deklaroi sot në Syri TV se ngjarja e Rinasit mund të ketë qenë një skenar i inskenuar nga Edi Rama. Gjatë debatit në SYRI TV, presidenti Meta është pyetur nga gazetari Andi Bejtja në lidhje me sjelljen e kontrollorëve të huaj në Shqipëri.
“Mund të ketë qenë një skenar i paramenduar” deklaroi Presidenti Meta gjatë përgjigjes së tij. Gjatë deklaratës së tij, presidenti Meta deklaroi se “është e qartë se ka pasur një mungesë vullneti për të zgjidhur këtë situatë që ka nisur që në vitin 2018”. Meta theksoi se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë një Bangladesh, pavarësisht se më herët është bërë bahçe e krimit të organizuar, kanabisit etj.
“Përralla të tilla me grushte shteti do të dëgjoni shumë dhe lajme që i shpërndante dje qeveria që ushtria kishte pushuar kullën, por këto nuk ndodhin”,- tha Meta.
Kreu i shtetit deklaroi se “Kryeministri Rama është i tmerruar nga personaliteti im dhe i zotit Berisha, por ngaqë i njoh dhe të gjithë politikanë e tjerë në këto 30 vite për shkak të eksperiencës. Kuptohet që zoti Berisha është një nga personalitet më të politikën shqiptare dhe zoti Rama nuk mund të ndërtoj dot raporte partneriteti me të tjerët, qoftë me kundërshtarët apo ata që mund të ketë në koalicion. Partneriteti është i llojeve të ndryshme bazuar mbi disa parime, mbi disa norma. Ai ka gjithmonë marrëdhënie të tilla të cilat kanë të bëjnë thjeshtë me raportin me pushtetin. Kur ai ka pushtet dhe mendon që të tjerët janë nën pushtetin e tij ka marrëdhënie të shtypjes të vendosjes së çizmes në qafën e vartësve. Jo nuk e shqetëson sepse personalitet i zotit Basha është një personalitet i një politikani në Bashkimin Europian. Zoti Rama, si një politikan tipik i modelit lindor autoritar, i stilit bizantin, i cili përmbysur gjithë rregullat e lojës”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje