Ja emrat e VIP që punojnë në Albcontrol

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

TIRANE – Ndërkohë që trafiku ajror në Shqipëri është futur në kaos pas grevës së kontrollorëve, AZ Lajme ka mësuar listën e punonjësve “VIP” të cilët janë strehuar në administratën e Albkontrollit e cila është përgjegjëse kryesore për kontrollin e fluturimeve dhe mbikalimeve ajrore në Shqipëri.

Lista tregon sesi politikanët dhe zyrtarët e këtij vendi i rezervojnë postet e mirëpaguara vetëm për familjraët e tyre dhe paga e tyre nuk është cënuar aspak nga pandemia apo tërmeti.

Ndërsa pasojat e masave drastike i kanë pësuar vetëm kontrolloret e kullës së vrojtimit të cilët prej një viti janë nën stres konstant si pasojë e reduktimit të pagës që u njihet me ligj.

LISTA “VIP” E PUNONJËSVE TË ALBKONTROLL.

Norbis Qazimi, vëllai nga nëna, i deputetit Fatmir Xhafaj

Ana Shkëmbi, mbesa e gruas së deputetit Fatmir Xhafaj

Ledio Ruçi, djali i Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi

Redi Fino, djali i Bashkim Finos

Stela Malaj, nusja e djalit të deputetes Nora Malaj

Rovena Bregu, motra e Majlinda Bregut

Florjan Gjiknuri, djali xhaxhait i (ish)ministrit Damian Gjiknurit

Martin Sterkaj, djali deputetit Paulin Sterkaj

Arlind Broci, djali i (ish) gjyqtarit Artan Broci

Blerta Tusha, bashkëshortja  e Artur Bushit, kryebashkiak i Krujës

Eneo Zguri, djali i ish kreut të KQZ, Klement Zguri

Brisilda Spahiu (Celibashi), vajza e Nesim Spahiut, kryebashkiak i Skraparit

Joana Bushi, ka koncesionin e shërbimeve të kontrollit në “Albcontrol”, me kompaninë “ICTS Albania-Integrated Services”, aktualisht Drejtore në ANTA-Rinas, ish-shefe kabineti e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, grua e Eno Bushit, Drejtor Juridik i PS dhe avokat i Kryeministrit Edi Ramës 

AZLAJME.COM

Be the first to comment

Lini një Përgjigje