Ikin mediat, nisin arrestimet në Rinas

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Gjatë orëve të vonë të mbrëmjes së të mërkurës Policia e Shtetit ka nisur arrestimet në masë të kontrollorëve ajrorë që ndërprenë sot punën, për shkak të uljes së rrogës dhe shkarkimeve të disa kolegëve të tre.
Mësohet se janë më shumë se 30 kontrollorë që janë arrestuar nga policia.
Aksioni i policisë ka nisur pak pas mesnatës. Një pjesë e kontrollorëve kanë dalë gjatë mbrëmjes në emisionet televizive për të sqarua pozicionin e tyre dhe kërkesat që kishin për qeverinë. Një prej kontrolloreve Flora Ndreca, është arrestuar pas daljes nga emisioni “Opinon”.

Ndërkohë pas largimit të mediave ka nisur dhe aksioni i policisë në Rinas. Kontrollorët ajrorë ishin vendosur në një hotel pranë aeroportit dhe të gjithë janë shoqëruar nga efektivët e policisë.
Mësohet se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë ka filluar hetimet për situatën e ndodhur në aeroportin e Rinasit.
Vepra penale për të cilën po hetohet lidhet me “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore, po kryhen veprimet e duhura hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur.

Arrestimet u paralajmëruan nga kryeministri Edi Rama paradite, teksa akuzoi kontrollorët si pjesë e një sabotimi, që sipas tij është bërë nga opozita.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje