Antoneta Dhima: PS në Fier do marri 11 mandate. Spitali i ri rajonal është shtetëror e jo privat

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Antoneta Dhima kandidate për deputete nga PS në qarkun Fier ka qënë e ftuara e radhës në emisonin “Skena dhe prapaskena” e gazetarit Xhmil Beharaj.

Dhima është përfaqësuese e banorëve të bashkisë Patos dhe lufron për një mandat të tretë në Kuvendin e Shqipërisë.

Dhima ka pohuar se kërkon një mandat të tretë për të përfunduar projektet e nisura, për luftën kundër pandemisë, për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti, për më shumë ujë në banesat e qytetarëve pas 30 vjet demokraci, këto janë disa nga priorotete e qeverisë Rama për një mandat të tretë qeverisës.

Deputetia Dhima ka pohuar duke hedhur poshtë zërat që qarkullojnë se spitali i ri rajonal dhuratë e qeverisë Erdogan është një spital modern shtetëror dhe jo spital privat.

Ajo pohoi faktin se ka qënë pranë banorëve të zonës së saj duke i ndihmuar me banesa sociale, me punësime dhe zgjidhje të shumë problemeve që ata kanë pasur por falë saj dhe pushtetit lokal problemet e tyre kanë marr zgjidhje.

Dhima kampohuar me bindje se PS e qarkut Fier në zgjedhjet e 25 prillit do të marri 11 mandate nga 16 mandate deputetësh që prodhon ky qark.

ALB365/XH B

Be the first to comment

Lini një Përgjigje