Xhafaj kundër propozimit të PS për fletën e votimit

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Ish ministri i Brendshëm, aktualisht kandidati i 23-të në listën e PS të qarkut të Tiranës, Fatmir Xhafaj duket se ka mbështetur më shumë variantin e propozuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe opozita sa i takon formatit të fletës së votimit.

I ftuar në A2, Xhafaj thotë se versioni me emra, propozim i PD dhe nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, do të ishte një version më pozitiv se ai me numra që tashmë është fakt i kryer, pas vendimit edhe në Kolegjin Zgjedhor.

Versioni me emër do të ishte një version më pozitiv, nuk di sesa do ishte nga pikëpamja teknike për t’u aksesuar më lehtë. Sot është fakt i kryer, por besoj se qytetarët e kanë pjekurinë që pas çdo numri është një person dhe të gjithë lirinë dhe përgjegjësinë të zgjedhin atë që dëshirojnë, tani është radha e tyre”, tha Xhafaj.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Partia Demokratike i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor, duke synuar të bindë gjyqtarët se në 25 prill shqiptarët duhet të votojnë me një fletë votimi, ku janë të shënuar të gjithë emrat e kandidatëve.Reklamë

Përfaqësuesi i PD në KQZ, Ivi Kaso, në seancë gjyqësore ka argumentuar se meqënëse Kodi flet për votë parapëlqyese për kandidatin, atëherë në fletën e votimit, qytetaret duhet të shohin të shkruar edhe emrin e politikanit që garon për t’u bërë deputet.

Nga ana tjetër, socialistët mbështetën një fletë votimi, ku kandidatët përfaqësohen me numra. Edhe përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji i është referuar Kodit Zgjedhor, duke theksuar se fleta e votimit duhet të jetë e qartë dhe jo e ngarkuar për zgjedhësit, dhe fleta me numra e garanton këtë.

Fatmir Xhafaj, theksoi se në një parti është e rëndësishme “kombinimi i gjeneratave”.

“PS-ja ka pasur historikisht kombinim të mirë gjeneratash. Të treja gjeneratat janë brenda në këtë ekip. Ka njerëz me shumë eksperiencë, edhe me kontribute të spikatura dhe disa që sapo kanë hyrë për t’u bërë pjesë e politikës. Ndoshta, me kalimin e kohës, edhe pjesë me zemër e Partisë Socialiste. Deputet të bëjnë, por socialist duhet të bëhesh”, deklaroi Xhafaj.

Kur u pyet për të ardhmen e tij politike, Xhafaj tha: “E ardhmja ime është në Parlament, për 4 vitet e ardhshme, si përfaqësues i qytetarëve të Qarkut të Tiranës dhe i motivuar për të kryer me përgjegjësi detyrat që rrjedhin nga kjo. Si dhe për të përmbushur Reformën në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe një projekt për të rritur të shëndetshme rininë”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje