Reali e mposhti 3-1 Liverpoolin

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Real Madridi e ka fituar betejën e parë kundër Liverpoolit, duke triumfuar 3-1 në “Alfredo di Stefano”.

Reali i Zinedine Zidane ka marrë fitore të madhe në ndeshjen e parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke triumfuar 3-1 ndaj Liverpoolit të Jurgen Klopp.

Los Blancos e nisën furishëm ndeshjen, duke shënuar dy herë në 45 minuta të pjesës së parë, duke mos i lënë mysafirët të bëjnë asnjë goditje të vetme në drejtim të portës së Thibaut Courtois.

Viniciu Junior dhe Marco Asensio shënuan për rezultatin 2-0.

Me të nisur pjesa e dytë, në minutën e 50-të, Liverpooli e gjeti golin si mysafirë, që ka vlerë të madhe në Champions.

Mohamed Salah shënoi për 2-1.

Por, pak minuta më vonë, në atë të 65-të, realizoi sërish Vinicius Junior.

Ai shënoi për rezultatin përfundimtar 3-1, duke ia siguruar Realit një fitore të madhe para udhëtimit në “Anfield” javën e ardhshme

Be the first to comment

Lini një Përgjigje