Kush janë 2 elektriçistët që humbën jetën në aksident

HERMES, agjensi udhëtimi

Një aksident i rëndë u shënua këtë mbrëmje në Lushnjë, ku një automjet tip ‘Reno’ doli nga rruga në fshatin Gurrëz duke përfunduar në kanal, ku për pasojë humbi jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara në vendngjarje, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur dhunshëm në një kanal, duke mos u dhënë asnjë mundësi shpëtimi personave që ndodheshin në bord.

Personat që humbën jetën mësohet se janë dy elektriçistë që ktheheshin nga puna, përkatësisht Ilir Shabani dhe Mihal Jani.

Një nga shkaqet e këtij aksidenti dyshohet të jetë shpejtësia e lartë dhe errësira në rrugë.

Lushnjë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”,  automjeti tip “Reno “, ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar dhe kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje