Kandidatia për deputete e LSI, Kejdi Mehmetaj konstaton realitetin në Suk

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Roskovec – Kandidatja për deputete e cila mban edhe numurin 2 në listë nga LSI, Kejdi Mehmetaj teksa zhvillon takime elektorale duke takuar babnorë të zonave të ndryshme konstaton edhe realitete të ndryshme, realitete që ndodhen në këtë gjendje për shkak të neglizhencës, indiferencës së administratës së bashkisë e cila mbahet me taksat e banorëve të kësaj bashkie.

Disa banesa në Suk ose tek Toskallarët nuk kanë një urë dhe e kanë improvizuar vet sepse nuk kanë bindje politike të njëjta me kryebashkiaken e Roskovecit apo punënjësit e kësaj bashkie.

Ja çfarë shkruan Mehmetaj në statusin e saj në rrjetin social facebook.

Në lagjen e Toskallarëve, në fshatin Suk të Roskovecit. Kjo është “ura” ku kalojnë fëmijët👫 për të shkuar në shkollë🏫 dhe kanali i papastruar. Shpresa për këta banorë është tek zgjedhjet e 25 prillit dhe brezi i ri që po angazhohet në politik.
Banorët punëtorë të kësaj zone meritojnë më shumë investime dhe më shumë vëmendje, të cilën do e marrin pa asnjë mëdyshje nga qeveria e re që do formohet pas zgjedhjeve.
Fëmijët meritojnë të rriten si moshatarët e tyre në Europë, me kushte maksimale për tu arsimuar.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje