Politika “nxjerr” në duel Ndrenikën me Budinën

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Dy aktorë që u përplasën në dy kapme të kundërta për ruajtjen apo prishjen e Teatrit Kombëtar, kanë replikuar sot lidhur me fushtën elektorale të PS.

Në një intervistë në “Neës 24”, Edmond Budina ka folur për pjesëmarrjen e Robert Ndrenikës në spotin elektoral të Partisë Socialiste. Ai tha se është e pakoncpetueshme mbështetja për një qeveri që dhunon kolegët.

“Unë asnjëherë nuk kam thënë që do të shtrihem para teatrit, apo do vërvitem në varr nëse teatri shembet. Për mua është e pakonceptueshme që si artistët, të mos pranojë idenë e ruajtjes së teatrit dhe ndërtimit të një të riu diku tjetër. nuk e kocpetoj dot si mundet të biesh dakrod me një shtet e një qeveri që dhunon koleget dhe e shemb teatrin me kolegët e tu brenda. Është jashtë mendjes të mos të të dhimbset që rruspa i bie teatrit me kostumet varur. Dhe të mos thuash asnjë llaf. Çfarëdo interesi të kesh! Për mua është e turpshme. Megjithatë, unë as i kam gjykuar as nuk i marr nëpër gojë. Unë kam qenë ky që jam. Unë nganjëherë iu qaj edhe hallin se mund të kenë edhe halle shumë të mëdha. Secili bën zgjedhjen e vet, nuk i vë në kryq, por koherenca vlen në këtë botë”, thotë Budina.

Në lidhje me intervistën e kolegut të tij që përdori edhe koncepte të rënda si : “U bashkuan me krimin”, ka reaguar edhe aktori i Robert Ndrenika. Ai nuk është përgjigjur direkt as për teatrin as për PS-në por e ironizoi Budinën duke gërmuar në biografinë e tij.

“Lavdi perëndisë që jam ende gjallë… Ky Edmondi B….(udina) në teatër u katapultua zv sekretar partije dhe i thoshte org.bazë (çerdhja e gjarpërinjve) kujdes nga Ndrenika se është reaksionar… por faleminderit se në stërvitje ushtarake më lejonte vetëm pushkë druri (që ishte shumë më e lehtë) po për hir të së vërtetës përqafoi shpejt proceset demokratike dhe se na gjeti nje pardesy te bardhe se deri ne ate kohe mbante nje golf leshi te zi dhe te pa lare”, shkruajti Ndrenika.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje