Gramoz Ruçi në “hall të madh” me “BOGUN” e LSI-së, i ka “prerë biletën” për pushime

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Fier – Drejtuesi politik i PS për qarkun Fier Gramoz Ruçi i cili këto zgjedhje për Kuvendin e Shqipërisë kreu i Rilindjes e ka shënuar nga fundi i listës, Ai ka rën në “hall të madh”.

Shkak apo në “hall të madh” e ka vënë rivali i tij politik nga LSI Klajdi Bogdanaj ose ndryshe “BOGU”.

Sipas burimeve të informacionit , kreu aktual i Parlamentit Ruçi kudo ku shkon për takime në Levan, Zhupan, Ndërmënas, Frakull, Krshpan, Cakran, Gorishovë, Vreshtas, Patos në Mallakastër e kudo gjetkë ndeshet me emrin e Klajdi Bogdanaj. Faktin e pohojnë edhe njerëzit me të cilët lëviz Ruçi si me deputetë aktual apo titullarë të cilët teksa shkojnë nëpër biznese apo kryetarë fisesh ku kryejnë takime dhe kërkojnë votat apo u kërkojnë të punojnë për PS, atij apo më saktë atyre u prgjigjen:- Për ju punuam 8 vjet dhe s’na bët asgjë, do votojmë Klajdi Bogdanaj, e kemi djalin tonë, ose e kemi si djain tonë”. Sa habi, sa çudi, sa cmirë dhe sa inat u vjen kur ndeshen kudo me emrin e Klajdi Bogdanaj aq sa kudo ku ndeshen me emrin e tij dhe vendosmërinë e banorëve që e mbështesin Bogdanaj ikin duke turfulluar.

Ruçit këtë radhë përveçse kreu i Rilindjes e ka lënë nga fundi i listës për kandidatë në Kuvendin e Shqipërisë, i ka ngec edhe sharra në gozhdë me Klajdi Bogdanaj të LSI-së, ose ndofta është punë moshe, ka ardhur koha të iki dhe “BOGU” i ka prerë biletën.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje