JU LUTEM MOS E SHISNI VOTËN!

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga Adriatik Lapaj – Të dashur miq,
Ndryshimet ndodhin kur dinjiteti fiton terren ndaj të ligës. Kur ne angazhohemi për të luftuar fenomenet negative. Kur ne nuk heshtim, por angazhohemi për të ndërgjegjësuar bashkëqytetarët për rrugën e drejtë.

Shitja e votës është një fenomen që në këto vite tranzicioni i ka dhënë pushtet krimit, të korruptuarve dhe atyre që shtetin e shohin si mall tregu.

Secili nga ne duhet të angazhohet sa mundet kundër këtij fenomeni. Secili nga ne duhet ta refuzojë këtë fenomen.

Dje në emisionin Zonë e Lirë u mundova të pasqyroj në mënyrë të thjeshtëzuar se sa tallje e madhe është shitja e votës për dinjitetin dhe të ardhmen e secilit prej nesh.

Për lirinë e zgjedhjes në vendin tonë janë pushkatuar qindra persona, janë bërë mijëra vite burg, janë internuar dhjetëra mijëra familje.

Nëse mendon njësoj SHPËRNDAJE! Ndoshta ndikojmë sadopak te shpirtrat e trazuar të vendit tonë!

P.s kur vota shitet me 50 euro, për çdo ditë ju blihet e ardhmja me 0.034 euro ose 3.4 cent ose afro 50 lekë. Kur shitet me 500 euro, për çdo ditë në 4 vite u blihet e ardhmja me 0.34 euro ose 34 cent, ose 500 lekë të vjetra.

Copyright: RTV KLAN
Emisionin e plotë mund ta shikoni në: https://youtu.be/hnwiwrGt0WY

Be the first to comment

Lini një Përgjigje